Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje kyçe të Grupit K për kualifikimet në Botërorin 2026. Jo vetëm një sfidë sportive, por edhe me ngarkesë emocionale dhe historike, duke rikthyer kujtime të asaj ndeshjeje famëkeqe në Beograd 11 vite më parë.
Pas humbjes ndaj Anglisë dhe fitores ndaj Andorrës në dy ndeshjet e para, kuqezinjtë kërkojnë një rezultat pozitiv ndaj serbëve, që do t’i mbante në garë për vendin e dytë, dhe më pas në play-off.
Trajneri Sylvinho ka surprizuar me vendimet e tij taktike: ktheu Hysajn në formacion dhe hoqi Asanin, duke sjellë një sulm më të pazakontë dhe një qasje të re për sfidën që nis në “Air Albania” në orën 20:45.
Nga ana tjetër, Serbia luan ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues, pasi u angazhua në mars në play-off të Ligës së Kombeve. Formacioni zyrtar i Serbisë:
SERBIA: Petrovic, Pavlovic, Milenkovic, Erakovic, Lukic, Maksimovic, Zivkovic, Terzic, Samardzic, Mitrovic, Vlahovic.
Ndeshja pritet të jetë një duel i fortë, ku emocioni dhe rivaliteti historik do të ngjallin tension dhe pasion në çdo centimetër të fushës. Versus.al







