Përballja e fundit në grup për Kombëtaren Shqiptare me Spanjën do të luhet nesër në orën 21:00 në stadiumin e Dusseldorfit.
Sot kuqezinjtë zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes në Dortumnd në bazën stërvitore, jo në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.
Konferenca zyrtare e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit Berat Gjimishiti do të zhvillohet në stadiumin e ndeshjes, në Dusseldorg në orën 18:45.
Për sa i përket formacionit, trajneri Sylvinho duket se do bëjë disa ndryshime në ekip, duke i besuar një fanellë titullari Arbër Hoxhës dhe Ivan Balliut, kjo nga minuta e parë.
Rikthim edhe për Brojën që u la pushim në ndeshjen me Kroacinë edhe sepse ka një karton të verdhë dhe një tjetër do të thoshte se nuk luante kundër Spanjës.
Porta duket se është e Strakoshës, në prapavijë Balliu, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.
Mesi i fushës për Ramadanin e Asllanin, me Bajramin që do jetë një lojtar i lirë.








