MAGAZINË /

Fati i buzëqesh Shqipërisë, tërhiqet kundërshtari, Dudaev kalon direkt në finale

Shkruar nga Versus

Fati i buzëqesh Shqipërisë, tërhiqet kundërshtari,

Një tjetër shans i artë për Shqipërinë, për të dalë me medaljen e dytë të bronztë nga Lojërat Olimpike të Parisit.

Mundësi Islam Dudaev pavarësisht eleminimit në çerekfinale, pas humbjes me rezultatin teknik 11 me 0, është rikthyer në garë për ripeshkim për medaljen e bronztë.

Por për Dudaev fati ka buzëqeshur dyfish pasi kundërshtari i tij amerikan, Retherford është tërhequr nga gara pasi nuk arrin dot peshën.

Sportisti rus i natyralizuar si shqiptar tashmë kalon automatikisht në finale. Dadaev ka vetëm një garë për të luajtur për të arritur medaljen e bronztë.

Kujtojmë se ditën e djeshme ishte Chermen Valiev ai që shkroi historinë për Shqipërinë, duke i dhënë vendit tonë medaljen e parë në Lojërat Olimpike.

Valiev pasi u rikthye në garë falë ripeshkimit, mundi në finalen për medaljen e bronztë për peshën deri në 74 kilogramë, rivalin taxhikistanas, Viktor Rassadin.

Poll