Shumë tifozë kanë udhëtuar nga Kosova dhe gjithë trojet shqiptare për ta shikuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Republikës së Çekisë në Tiranë.
Siç njoftojnë mediat e Kosovës, një tifoz është ankuar se në stadiumin “Air Albania” s’është lejuar futja e flamurit të Kosovës, shkruan Indeksonline duke cituar Korrekt Press
“Shkova nga Ferizaj për ta parë ndeshjen Shqipëri – Çeki, më ndaluan tek hyrja dhe ma larguan. Turp për organizmin, s’kam koment”, ka shkruar tifozi në rrjetet sociale
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë. FSHF-ja edhe kohë më parë i ka ndaluar flamurët e Kosovës në stadiumin “Air Albania”, kjo për shkak të penalizimeve që mund të vijnë nga UEFA.








