Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45 në ‘Air Albania’ kundër Çekisë, sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.
Me uniformën e kuqe dhe të zezë do luajë Kombëtarja, teksa Indrit Tuci ka numrin 7 mbi shpinë.
Tanimë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare:
Shqipëria:
Shqipëria kërkon ‘hakmarrje’ pasi një muaj më parë në Pragë (11 tetor), çekët fituan 2-0 dhe Kombëtarja bëri një paraqitje të dobet. Stadiumi është ‘sold out’ dhe më shumë se 21 mijë tifozë do të jenë në shkallët e Arenës Kombëtare. Përballja e sotme është e pesta në histori mes skuadrave, me dy fitore të çekëve, një të kuqezinjve dhe një barazim. Pesë gola ka shënuar Shqipëria në portën e çekëve, kundrejt gjashtë të pësuarve.








