
Ndërsa emri i Armando Brojës vazhdon të qarkullojë në mënyrë të ethshme në tregun e transferimeve këtë verë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare duket se është përqendruar momentalisht te jeta personale.
Larg zhurmës së merkatos dhe pas një sezoni të vështirë me Chelsean, Broja po shijon pushimet në Miami pranë partneres së tij.
Për herë të parë, 22-vjeçari ka vendosur të ndajë me ndjekësit e tij një pjesë nga jeta private, duke publikuar në rrjetet sociale foto krah të dashurës së tij, Sindi, një vajzë simpatike me origjinë nga Përmeti.
Edhe pse forma e tij sportive nuk është në pikën më të lartë, në aspektin personal duket se Broja po kalon një periudhë të lumtur dhe të qëndrueshme.
View this post on Instagram







