
Artisja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka qenë së fundmi në Shqipëri dhe Kosovë, ku performoi në festivalin ndërkombëtar ‘Sunny Hill’.
Mirëpo, siç duket menjëherë pas tij ka zgjedhur që të 'arratiset' drejt Italisë me partnerin e saj të ri.
Rexha dhe i dashuri i saj, inxhinier arkitekturor u panë në Sardenjë mjaft të afërt dhe të lumtur me njëri-tjetrin.
Në korrik të vitit të kaluar, ylli i muzikës konfirmoi fundin e lidhjes së saj trevjeçare me të dashurin Keyan Safyari, dy javë pasi ajo ndau mesazhe me tekst me ndjekësit e saj në Instagram, ku ai dyshohet se fliste negativisht për shtimin e saj në peshë.
Gjatë një shfaqjeje në Londër më 28 korrik të 2023, ajo prezantoi këngën e saj “Atmosphere”, duke i thënë audiencës: “Tani sapo kalova një ndarje, kështu që mund të emocionohem pak, kështu që ju duhet të më ndihmoni këtu.”
Por pas asaj ndarje, 34-vjeçarja duket se e ka gjetur dashurinë e saj të re me Simos Liakos, të cilët po kalojnë kohë mjaft të bukur së bashku.

/ Versus.al







