
Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbërritur në Kosovë, ditën e djeshme, për të performuar në festivalin e madh kombëtar dhe ndërkombëtar, Sunny Hill Festival.
Rexha, të cilën do ta shohim të performojë, më 25 korrik, ka patur një sërë takimesh me personazhë të njohur, ndër to edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Këngëtaren e njohur e kanë shoqëruar edhe prindërit e saj, Flamur dhe Bukurije Rexha.
Bebe Rexha ka ndarë disa momente edhe me ndjekësit e saj në Instagram, nga dita e parë e qëndrimit në Prishtinë.
“24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr”, mbishkruan ajo në postim./ Versus.al







