MAGAZINË /

FOTO/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale, publikon fotot krah Callum Turner

“31.05.2026”, shkroi Dua Lipa në mbishkrimin e postimit të saj

Shkruar nga Versus

FOTO/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas ceremonies private të dasmës së saj me aktorin Callum Turner, dy ditë më parë në Londër.

Edhe pse fotot qarkulluan me shpejtësi në media artistja zgjodhi që sot të postonte fotografitë në profilin e saj zyrtar.

“31.05.2026”, shkroi Dua Lipa në mbishkrimin e postimit të saj.

   FOTO/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete FOTO/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete FOTO/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete     

Artistja zgjodhi një veshje elegante të bardhë, të përbërë nga kapelë, doreza, pallto dhe një fustan i thjeshtë, duke shmangur stilin tradicional të nuses. Ndërkohë, Callum Turner, kishte veshur një kostum klasik ngjyrë të zi.

Megjithatë, ceremonia e zhvilluar në Londër konsiderohet vetëm pjesa zyrtare e martesës. Çifti pritet të organizojë një festë shumë më të madhe në Siçili të Italisë, ku do të marrin pjesë personalitete të njohura nga bota e muzikës, filmit dhe showbiz-it. Versus.al

Poll