
Një video e frikshme nga Brazili ka shfaqur momentin kur një grua bie në një pusetë pasi kapaku metalik u hap papritur gjatë ecjes në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në Rio de Janeiro, ku 32-vjeçarja Fabiana Rosa shihet duke ecur dhe duke parë telefonin, menjëherë pasi kishte zbritur nga një moto-taksi. Ajo shkel mbi një kapak pusetë, i cili papritur ngrihet dhe e dërgon atë drejt e në sistemin e kanalizimit.
Sipas pamjeve të sigurisë, gruaja ka pësuar lëndime në trup pasi është goditur edhe nga vetë kapaku gjatë rënies.
Autoritetet lokale dyshojnë se kapaku i pusetës ishte lëvizur gjatë natës nga dy persona që tentonin të vidhnin metal, të cilët më pas nuk e kanë vendosur siç duhet. Pamje të sigurisë rreth orës 02:00 të mëngjesit thuhet se tregojnë dy burra duke e hequr dhe më pas duke tentuar ta rikthejnë kapakun pa e siguruar.
Ngjarja ka sjellë reagime pasi është lidhur edhe me një incident të ngjashëm në SHBA, ku 56-vjeçarja Donike Gocaj nga Westchester humbi jetën pasi ra në një pusetë në Midtown Manhattan.Versus.al

