MAGAZINË /

FOTO/ Getinjo publikon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën

Edhe pse Getinjo ka vendosur të mbajë fshehur imazhin e saj, duke i vendosur një ‘emoji’, nuk ka dyshim që çifti duket i lumtur pranë njëri-tjetrit

Shkruar nga M.H
FOTO/ Getinjo publikon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën
Getinjo

Reperi i njohur Getinjo duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale, duke filluar një lidhje të re dashurie e këtë e ka bërë të ditur në një postim në rrjete sociale.

Ai ka publikuar një fotografi pranë vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Edhe pse Getinjo ka vendosur të mbajë fshehur imazhin e saj, duke i vendosur një ‘emoji’, nuk ka dyshim që çifti duket i lumtur pranë njëri-tjetrit.

Reperi i njohur, njëkohësisht edhe vëllai i Mozzik ka qenë në një lidhje për disa muaj me Vivien Thano, një nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 1.

Lidhja e tyre ishte një nga më të përfolura gjatë asaj kohe dhe përfundimi i marrëdhënies së tyre u përfol për një kohë të gjatë në media.

Mirëpo, duket se Getinjo ka gjetur sërish dashurinë e tij dhe dyshja po kalojnë kohë mjaft të mirë pranë njëri-tjetrit.

FOTO/ Getinjo publikon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën / Versus.al

Tags:

getinjo

Poll