MAGAZINË /

FOTO-LAJM/ U gjet mes rrënojave të tërmetit në Venezuelë, e mitura i buzëqesh “shpëtimtarëve” të saj

Buzëqeshja e saj nuk e fshin dhimbjen e Venezuelës, por na kujton se jeta, edhe kur duket e thyer, gjithmonë përpiqet të ringjallet

Shkruar nga Versus

FOTO-LAJM/ U gjet mes rrënojave të tërmetit në

Një vajzë e vogël është gjetur mes rrënojave të tërmetit në Venezuelë.

Me fytyrën e mbuluar nga pluhuri në rrënojat e shtëpive të shkatërruara nga tërmetet në La Guaira, e mitura megjithëse me fytyrën e mbuluar nga pluhuri, shfaqet me një buzëqeshje që pothuajse duket si e pamundur në mes të gjithë asaj dhimbjeje.

Fabiana nuk është thjesht një vajzë e vogël e shpëtuar nga rrënojat.

Ajo është simboli i një force që shpesh e harrojmë, ajo e të vegjëlve, e aftë të gjejë dritë edhe aty ku të rriturit shohin vetëm errësirë.

Buzëqeshja e saj nuk e fshin dhimbjen e Venezuelës, por na kujton se jeta, edhe kur duket e thyer, gjithmonë përpiqet të ringjallet.Versus.al

 

Poll