Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë së fundmi disa foto në Instagram, duke ofruar një vështrim të veçantë në jetën e saj personale dhe artistike.
Në shumicën e tyre, Ora shihet e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori dhe aktori i njohur, Taika Waititi.
Çifti ka qenë së fundmi pjesë e disa festivaleve ndërkombëtare, ku Rita ka performuar dhe ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga këto eksperienca.
Në një nga mbishkrimet e këtyre fotografive, Rita Ora shkroi: “Vjen një moment kur dikush prej nesh duhet të jetë “i keqi”….përreth botës në 24 orë.”, duke reflektuar në ritmin e shpejtë të jetës së tyre ndërsa udhëtojnë dhe punojnë së bashku në skenat e mëdha të muzikës botërore.
Një nga momentet më të veçanta të ndara nga Ora është një fotografi ku ajo dhe Taika Waititi shihen duke u puthur, ndërsa shijojnë një nga netët magjike të “LoveStream Festival” në Bratislavë.
Ky moment intim dhe i ngrohtë ka marrë vëmendjen e fansave të çiftit, të cilët kanë përmbytur postimin me komente pozitive dhe dashuri.








