Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Valbona Mhilli, ka realizuar së fundmi një sesion pyetje–përgjigjesh me ndjekësit në Instagram, ku ndër pyetjet më të shtruara ishte ajo në lidhje me artistin Gjesti.
E pyetur nëse ka pasur kontakte të fundit me të, Valbona u shpreh shkurt, por optimiste: “Po! Uroj që shumë shpejt të rikthehet tek të gjithë ju me projektet e tij.”
Deklarata e Valbonës ka ringjallur shpresën te ndjekësit se artisti mund të rikthehet së shpejti me projekte të reja.
Gjesti është tërhequr plotësisht nga jeta publike pas tragjedisë që i goditi familjen disa muaj më parë, kur vëllai i tij humbi jetën në një aksident në Pejë. Prej asaj kohe, ai ka qëndruar larg mediave dhe rrjeteve sociale.
