Është përfolur gjatë sot se futbollisti shqiptar Eros Grezda do të jetë pjesë e ‘Big Brother Vip Albania’. Madje jehonës së pjesmarrjes së Grezdës në këtë reality show i ka kushtuar dhe një artikull media britanike 'The Sun', pasi ka qenë pjesë e ekipit të Rangers.
The Sun shkruan se tifozët e Rangers mund ta kujtojnë atë më shumë për një turp në një ndeshje si rezervë se sa për çdo gjë që ai arriti me ekipin e parë të Steven Gerrard.
Kjo medie shton më tej ai gjithashtu është i përfshirë dhe në përplasjen dramatike të makinave në në parkim me sulmuesin e ardhshëm të Gers Antonio Colak, ndërsa ata të dy luanin në Kroaci.
Gjithashtu media britanike ka komentuar dhe lidhjet romantike të futbollistit.
Si fillim atë me modelen Oriola Marshi katër vite më parë, ku The Sun shkruan se madje mes dyshes pati dhe thashetheme për fejesë.
Ai pasi u nda nga modelja Oriola Marashi, dhe u martua me këngëtaren Ajsel Abazi, të cilën e braktisi pasi solli në jetë fëmijën e tyre.
Ishte këngëtarja që njoftoi ndarjen e saj me Grezdwn gjatë një rrëfimi me ndjekësit e saj.
“Po, është e vërtetë që unë dhe Erosi nuk jemi më bashkë, mua dhe Erosin tashmë na lidh vetëm djali Kian, as edhe një gjë më shumë. Ky është një vendim i marrë për të mirën e djalit. Do të kërkoja që të kurseheni me komentet pasi bëhet fjalë për një fëmijë të vogël në mes dhe do t’ju lutesha të mos paragjykoni pa ditur rrethanat dhe arsyet që e çuan në këtë vendim.' shkroi Ajsel atë kohë në statusin e saj. /Versus.al