AKTUALITET /

“Këtu drejtojnë të fortët, jo qeveria”, Agron Llakaj për tragjedinë në Durrës: Jemi shoqëri rrugaçe dhe TikTok-u

I përlotur, aktori tha se nuk ndjen siguri për brezin e ri që po rritet në vend.

Shkruar nga Versus

“Këtu drejtojnë të fortët, jo qeveria”, Agron

Aktori i njohur, Agron Llakaj ka drithëruar me mesazhin e tij në “Top Story” ku foli për tragjedinë e ndodhur dy ditë më parë në Durrës ku një makinë përplasi për vdekje 2 fëmijë të mitur.

Me kritika të forta për mënyrën sesi shoqëria shqiptare është transformuar, Llakaj tha se sot në Shqipëri nuk drejton qeveria, por “të fortët”. Me dhimbje, aktori tha se kushdo që hesht në raste të tilla, është bashkëautor në krim, ndërsa rrëfeu pafuqinë që ndjen për raste të tilla tragjike në një shoqëri që është e përqendruar më së shumti në ndodhitë në rrjetet sociale.

“Ne jemi një shoqëri e paedukuar, një shoqëri rrugaçe. Çfarëdo që ndodhte diçka e tillë, do ndodhte. Sot mendoj se Shqipëria nuk drejtohet nga një qeveri, por cubat, të fortët, danoçët. Ata kanë të drejtën absolute të futen ku të duan, sa të duan… Tirana nuk të le të ecësh më shumë se 40 km/h sepse në çdo rast ke mundësi të frenosh.

Thjesht mbajmë sytë nga ekrani, veshët diku për të dëgjuar viktimën e radhës. Mendoj se është një problem pak më tepër sesa për ta folur dhe për ta bërë. Klithma ime është e jashtëzakonshme, por janë ato vargjet e Migjenit: Ah që s’kam një grusht të fortë që ti bie malit’. Unë kujt ti bie?

Ne na mungon dashuria e njeriut për njeriun. Mua më duket se ky krim, me atë heshtjen tonë, jemi bashkëautorë në krim. Unë jam prind, jam gjysh. Mezi pres mëngjesin që ata engjëj të mi të më thonë: ‘Mirëmëngjes gjysh, ditë të mbarë’.

Dhimbja është njësi relative. Por te kjo, klithma është pak. Iu përgjigja ftesës pa menduar se mund të jem adapti për të bërë një analizë, pavarësisht se roli që kam në ekran na bën të përcjellim mesazhe. Jemi një shoqëri Facebook-u, TikTok-u… Po rrisim një brez, mbase e ekzagjeroj, një brez i rrezikshëm. I shoh dhe them: ‘Oh Zot, a kanë familje këta, a kanë prindër?’. Ata shohin modele që i forti sundon. Dëgjova Erion Braçen që tha se është krim. Po është krim, do dënohet ai dhe për x vite do dalë ai. Edhe dënimi i tij nuk ka vlerë. Çfarëdo që të jetë. Burgim i përjetshëm, do ta mbajmë me bukë”- tha Llakaj. Versus.al

Poll