Live Updates /

Gjykata lë në burg shoferin që u mori jetën 2 fëmijëve, 57 vjeçari kokëulur në kafaz! Avokatja: Shprehu pendesë

*Gjykata e Durrësit la në fuqi masën e arrestit me burg për Nikoll Radaçin, 57 vjeçarin që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën 2 fëmijë teksa luanin me top në trotuar. *57 vjeçari u shfaq kokëulur dhe në gjendje të rënduar psikologjike teksa gjendej brenda kafazit prej xhami. Familjarët e tij nuk i kishin gjetur avokat dhe për këtë arsye iu caktua një avokate nga shteti. *Në deklaratë për mediat, avokatja bëri me dije se ndaj Radaçit rëndojnë akuza për 3 vepra penale, ndërsa tregoi se ai kishte shprehur pendesë të thellë për aksidentin fatal.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
2 ORE ME PARE

‘’Ishte në gjendje të rënduar psikologjike’’, avokatja e Radaçit: Ka shprehur pendesë për tragjedinë

Gjykata lë në burg shoferin që u mori jetën 2

Avokatja e caktuar nga shteti për Nikoll Radaçin ka folur për mediat pas mbylljes së seancës ku u la në fuqi masa e arrestit me burg për 57 vjeçarin që u mori jetën 2 fëmijëve duke i përplasur me makinë. Ajo tha se Radaçi është në gjendje të rënduar psikologjike dhe se ka shprehur pendesë të thellë për tragjedinë që shkaktoi.

‘’Nuk foli fare, dukej i në gjendje të rënduar psikologjike, nuk pranoi të fliste. Isha e caktuar nga shteti për mbrojtjen e tij për shkak se nuk kishte një avokat. Ai ka dhënë deklarimet, ka shprehur pendesë edhe sot dukej në gjendje shumë të rëndë psikologjike’’- u shpreh avokatja e 57 vjeçarit. Versus.al

2 ORE ME PARE

Kokëulur dhe i heshtur, shoferi që u mori jetën 2 fëmijëve brenda kafazit të xhamit! Familja nuk i gjen avokat

Gjykata lë në burg shoferin që u mori jetën 2

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e arrestit me burg për Nikoll Radaçin, 57 vjeçarin që shkaktoi aksidentin tragjik duke përplasur për vdekje 2 fëmijë në Durrës.

Brenda kafazit prej xhami, Radaçi u shfaq i heshtur dhe kokëulur. Ndërsa i është caktuar një avokat nga shteti pasi familjarët nuk pranuan t’i gjenin avokat. Versus.al

3 ORE ME PARE

Përplasi për vdekje 2 fëmijët që luanin në trotuar, Radaçi lihet në burg! Ishte skeduar më parë për shkelje

Gjykata lë në burg shoferin që u mori jetën 2
Fotomontazh: Vendi ku ndodhi ngjarja, autori Nikoll Radaçi

Sot në Gjykatën e Durrësit u mbajt seanca ku u caktua 'arrest me burg' për Nikoll Radaçin, shoferin 57 vjeçar i cili shkaktoi tragjedinë e dy ditëve më parë duke përplasur për vdekje dy fëmijë të moshave 10 dhe 12 vjeç teksa luanin në trotuarin pranë rrugës.

Radaçi ngiste makinën në gjendje të dehur dhe mori para tre fëmijët që po luanin në trotuar. Për pasojë, Enea Muçaj, 12 vjeç dhe Klesi Nikollim 10 vjeç, ndërruan jetë, ndërsa fëmija tjetër 8 vjeçar arriti të mbijetonte, por mori plagë të rënda.

Ajo çfarë mund të konsiderohet skandaloze është fakti se 4 vite më parë 57 vjeçari ishte falur nga policia rrugore e cila i kishte pezulluar patentën për vetëm 1 muaj për tejkalim shpejtësie, ndërkohë që sipas Kodit Rrugor duhej t’i ishte hequr për 8 muaj.

Gjithashtu banorët e lagjes kanë deklaruar në media se shpesh e kishin paralajmëruar Radaçin që të ulte shpejtësinë dhe se shkeljet e tij i kishin raportuar edhe në polici, por nuk ishin marrë masa. Pas tragjedisë së ndodhur, deputetët e Kuvendit kanë kërkuar ndryshim të Kodit Penal me ashpërsimin e dënimeve për raste të tilla. Versus.al

Poll