AKTUALITET /

“Edhe babai im të çohet nga varri…”, sherr mes Kryemadhit dhe Metës për Blushin: Mos u merr me llafe grash

Ish-presidenti i kërkoi Kryemadhit që të mbante përgjegjësi për veprimet e saj me pretendimin se ai nuk kishte patur asnjë informacion.

Shkruar nga Versus

“Edhe babai im të çohet nga varri…”, sherr mes

Në Gjykatën e Posaçme ku po mbahet seanca në themel për dosjen e Ilir Metës ka patur një debat të ashpër mes këtij të fundit dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Meta tha në GJKKO se nuk ka dijeni për çfarë ka bërë Kryemadhi, ndërsa pretendoi se kushëriri i saj Adrian Shatku u rekrutua nga UDB-ja dhe më pas iku në Amerikë. Në këtë moment reagoi Kryemadhi e cila i kërkoi Metës të mos merrej me gjëra që janë vetëm thashetheme.

Sipas saj, deputeti i PL Tedi Blushi ka ndikuar që Meta të mendojë në këtë mënyrë.

Pjesë nga seanca në GJKKO:

Ilir Meta: Nuk ekziston asnjëlloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. As me Theodhori Çamin, që e ka mbiemrin Çami, po ka therur çamë. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit? Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”,tha Kryemadhi drejtuar Blushit.

Trupi gjyqësor paralajmëroi dy të pandehurit se do të nxirreshin nga salla në rast se përsëriten debate të tilla mes tyre. Versus.al

Poll