AKTUALITET /

Berisha kundër kërkesës së protestuesve për qeveri tranzitore me short: Duhet votuar nga parlamenti

Shkruar nga Versus

Berisha kundër kërkesës së protestuesve për qeveri

Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur sërish lidhur me protestat masive që kanë përfshirë prej javësh vendin. Ndërsa komentoi kërkesat e lexuara nga Goxhaj, Berisha tha se i mbështet disa prej tyre dhe se është i gatshëm që t’i votojë në Kuvend sa më shpejt.

“Së pari, në kërkesat e lexuara, e paraqitura nga Goxhaj, përsëritet dorëheqja e menjëhershme e Edi Ramës, kërkesë kjo që ne e mbështesim pa asnjë rezervë. Së dyti, shtohet aty kufizimi i mandatit të kryeministrit në dy mandate. PD është plotësisht dakord. Që nesër është e gatshme të votojë në parlament dhe t’i bëjë thirrje qytetarëve të votojnë për një masë të tillë. Pse kjo? Sepse u bë e qartë që Rama nuk lejon rotacionin e pushtetit. Këtë nuk e themi ne, por e thonë dokumentet ndërkombëtare. Atëherë ka një mençuri: ta largojë Kushtetuta. Të them edhe një gjë si kryeministër. Nëse ti punon për një program, 8 vite i ke absolutisht të mjaftueshme, jo për zbatimin 100% të tij, por për zbatimin e pikave më kryesore të tij dhe për zbatimin e tij në masën 80-90%. Pra, çfarë qëndron në rastin e Edi Ramës, është që ai qëndron në pushtet pa zgjedhje. Unë kuptoj që protestuesit duan t’i japin një përgjigje të tillë nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës”—tha Berisha.

Por përkundër kërkesës së protestuesve, Berisha tha se qeveria tranzitore duhej zgjedhur nga parlamenti dhe jo me short.

“Para një jave kam propozuar një qeveri jopartiake, tranzitore. Jo e zgjedhur me short. Të votohet në Parlament. Një qeveri jashtë Kushtetutës nuk bëhet fjalë. Unë s’dal jashtë ligjit. Kam qenë ish-president, ish-kryeministër. Duhet të votohet nga Parlamenti, të marrë votëbesimin dhe të çojë vendin në zgjedhje. Unë nuk e kuptoj atë propozimin e tyre që kanë për një qeveri jashtë Kushtetutës. Unë kam kuptuar kërkesën si një kërkesë jopartiake, të përbërë nga ekspertë të shquar, intelektualë të njohur, në bazë të një marrëveshjeje, që do marrë votëbesimin e plotë. Unë këtë mekanizëm di”, u shpreh Berisha. Versus.al

Poll