
Kleviol Ahmeti, reperi i njohur me emrin artistik “Cllevio”, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor që mbahet për të të dënuarin me burgim të përjetshëm Laert Haxhiu.
Dëshmia e Cllevios lidhet me sherrin që ka patur me reperin e njohur Noizy dhe dhunën që ky i fundit kishte ushtruar ndaj tij në momentin kur kishte shkuar që t’i kërkonte falje për ofendimet në rrjetet sociale.
Reperi tregoi sesi ishte rritur me Laert Haxhiun dhe marrëdhënien e tyre ndër vite. Përsa i takon dyshimeve se Laert Haxhiu i vendosi tritol Noizyt pas sherrit që kishte patur me Cllevion, ky i fundit tha se nuk kishte asnjë dijeni dhe se lajmin për shpërthimin në lokal e kishte marrë nga shokët e burgut.
Dëshmia e Cllevios:
Nuk kam asnjë lidhje me të pandehurit as familjarë, as miqsorë. Me Laert Haxhiun kam njohje. Jetoj në Lushnjë, Laerti është jo më larg se 150 m larg shtëpisë sime. Jemi rrit bashk njihemi familjarisht. Në 2007-ën kemi luajtur futboll. Kam qenë në Amerikë dhe kur u ktheja rrija në Lushnjë. Kur e kam njohur Laertin ka qenë pa punë. Viteve të fundit unë se kam takuar fare. Vij nga SHBA në 2013-ën dhe në 2014-ën bie në burg. Kam dal në 2020 nga burgu dhe nuk jam takuar më me të. Burgun e kam vuajtur 313 dhe 302 Fier dhe Durrës. As telefonatë dhe asnjë lloj kontakti nuk kam pasur me Laertin.
Me Rigles Rajkun e kam të njohur, njohuri artistike. Ai është muzikant i njohur dhe un kam qenë muzikant i panjohur. Ky Rigles Rajku për të marr famë shante Viktor Palokën i njohur si Unikatili.
Ne kur na shante Noizy ishim në Amerike. Pas 15-20 viteve ia kthej edhe unë muzikën duke sharë Noizyn. Unë jam shkrimtar, shkruaj tekste muzike. Kur dola në 2020-ën doja të bëhesha i famshëm, dhe fillova ta ngacmoj, në mënyrë artistike quhet ‘Diss’. Dhe kur bëra këngën u bëra i famshëm dhe po më pëlqente.
Dhe një ditë të bukur i thashë vetes boll me dise dhe shkova t’i kërkoja falje. Ishte i shoqëruar atë ditë në Durrës. Kur shkova te lokali Zins në Currila parkova dhe i thashë mos dilni nga makina.
Kur vajta aty doli Rigles Rajku djali i Bashkimit dhe 12 vetë .Aty më rrahën, me shkelën kokën me këmbë. Pata mpiksje gjaku në kokë. Shkova në spital u mjekova dhe u arrestova se isha në arrest shtëpie dhe përfundova në burg.
Unë e kisha njoftuar se po i shkoja te lokali dhe kisha hap instagramin live dhe thoja që po shkoi në Durres te Noizy. Kur hyra te lokali ishte një roje i thashë ma thirr Noizyn ai erdhi për 24 sekonda dhe erdhi bashkë me bandën e tij OTR. Nuk i njoh kush ishin ata që shoqëronin Noizyn. Kur erdhi Noyzi unë hoqa syzet për ta respektuar dhe atë moment më qëlloi me grusht dhe më qëlluan 6-8 veta. U përfshinë ne sherr dhe dy shokët e mi, njërit iu thyen dhëmbët.
Unë kam pas dëmtime kokë dhe brinjë. Per këtë ngjarje kam dhënë deklaratë ku kam qenë në IEVP Fier. Nënën e kisha në Shqipëri të tjerët ishin në Amerikë. Është dokumentuar me pamje filmike dhe më qëllojne. Nuk mendova të hakmerresha ndaj Noyzit. Lajmin për shpërthimin me tritol te lokali i Noizyt e dëgjova nga shokët e burgut. Kur shkova në sektor e mora vesh që kishte ndodhur shpërthimi pas disa ditëve. Pastaj më thërret një oficer policie në Durrës dhe më thotë se ka një hetim për shpërthimin me tritol.
Unë i thashë se nuk e di kush ja ka vendos tritolin se isha në burg. E mendova me vete kush mund ta ketë berë, e mendova se mund ta kishte bërë BABA. Nuk me ka ardhur asnjë llaf që Laerti ta ketë bërë këtë gjë.Marjus Taganin nuk e njoh fare. Nuk pajtohemi me Riglesin. Versus.al

