AKTUALITET /

Vrau 60 vjeçarin në Rrogozhinë, i riu: S’doja ta bëja, më verboi me drita të gjata dhe sulmoi i pari

Autori 27 vjeçar pretendoi se viktima e kishte sulmuar me thikë dhe se ai ishte detyruar t'i kundërpërgjigjej njësoj.

Shkruar nga Versus
Vrau 60 vjeçarin në Rrogozhinë, i riu: S’doja ta
Foto nga rajoni i policisë Durrës

Durrës- Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të riun 27 vjeçarin Meklajd Meçaj i cili është arrestuar për vrasjen e fqinjit të tij 60 vjeçar Rrapush Memolla në Rrogozhinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë. Gjatë dëshmisë së tij para gjykatësve, autori tha se teksa ecte në rrugë një automjet e verboi me drita të gjata. Në këtë moment ai tha se kishte reaguar i nxehur drejt shoferit duke bërë gjeste.

Ky i fundit, sipas të riut ka dalë nga makina dhe e ka sulmuar i pari me thikë e më pas është detyruar t’i kundërpërgjigjej.

“Natën e ngjarjes po lëvizja në këmbë në rrugë dhe papritmas në drejtim timin një automjet që po vinte përballë më lëshoi dritat e gjata në fytyrë duke më verbuar. Unë reagova me gjeste dhe iu drejtova drejtuesit të automjetit i nxehur për gjestin e tij. Ai më sulmoi me një mjet prerës dhe në këto kushte jam përgjigjur me mjetin tim prerës. Ai ka ndërruar jetë, por unë nuk desha ta vrisja. Unë nuk jam vrasës, por isha i detyruar të veproja në këtë mënyrë", tha autori. Versus.al

 

Poll