
Një ditë para finales së madhe, ish-banori I Big Brother Vip4 , G Bani në një postim në rrjete sociale i uronte fitoren Gjestit.
Ai ndau një postim në Instagram, ku shiheshin votat e dërguara për këngëtarin.
Por pak pas shpalljes së Gjestit si fitues i ‘Big Brother Vip Albania4’ ka reaguar në mënyrë thumbuese në Instagram
Në një Instastory, ai shkroi:
"TV e b*thës. Fitore asht të fitosh ma shum se kishe. Jo thjesht të konfirmosh ato që
ke. Ndaj thashë që e kam fitu' vetë BBVA4."
Ky mesazh i nënkuptuar duket si një reagim indirekt ndaj rezultatit final dhe perceptimit të tij për rrugëtimin personal brenda shtëpisë.
Ndërkohë, shumë ndjekës e kanë interpretuar këtë si një shenjë se G Bani ndjen se e ka fituar zemrat e publikut, pavarësisht rezultatit zyrtar.








