MAGAZINË /

Gjendet e pajetë në një hotel vajza e aktorit të njohur hollivudian

Shkruar nga Versus

Gjendet e pajetë në një hotel vajza e aktorit të njohur

Victoria Jones, vajza e aktorit Tommy Lee Jones, u gjet e pajete në San Francisko, sipas mediave të huaja.

34 vjeçarja dhe u gjet e pajetë në një hotel luksoz në orët e para të mëngjesit. Shkaku i vdekjes mbetet i panjohur.

Victoria ishte vajza e aktorit 79-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, dhe Kimberly Clafley. Ish-çifti kanë edhe një djalë, Austin Jones, 43 vjeç. 34 vjeçarja kishte bërë paraqitje të kufizuara në aktrim si e re, së pari në filmin e vitit 2002 të babait të saj, “Men in Black II”.

Ajo u shfaq gjithashtu në filmin e vitit 2005, The Three Burials of Melquiades Estrada, të drejtuar nga babai i saj, ku luante edhe njerka e saj, Dawn Laurel-Jones, si fotografe në sheshxhirim.

Tommy Lee Jones fitoi Çmimin e Akademisë për Aktorin më të Mirë Mbështetës për performancën e tij në filmin e vitit 1993, The Fugitive.

Poll