AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Lezhë, humbin jetën polici dhe bashkëshortja! Plagoset nëna me fëmijën!

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Lezhë, humbin jetën polici dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër, në afërsi të fshatit Gocaj, ku u përplasën dy automjete.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një grua dhe një fëmijë që udhëtonin në mjetin tjetër mbetën të plagosur.

Dy viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka, Elona Florini dhe Petrit Florini, ky i fundit efektiv policie.

Për nxjerrjen e trupave kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa më pas viktimat janë marrë nga ambulanca. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ Versus.al

 

Poll