AKTUALITET /

Sërish tragjedi në rrugë, aksident i rëndë me viktima në aksin Lezhë–Shkodër

Shkruar nga Versus
Sërish tragjedi në rrugë, aksident i rëndë me viktima
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër.

Dy automjete janë përplasur fort në afërsi të fshatit Gocaj, ku si pasojë dyshohet se dy persona kanë humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave nga mjetet e dëmtuara, ndërsa viktimat janë transportuar me ambulancë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e aksidentit dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Ngjarja vjen një ditë pasi tre të rinj Klejdi Myftari, 24 vjeç, Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, Martin Dulaj, 25 vjeç, humbën jetën në aksidentin tragjik në Tepelenë.

Poll