Është publikuar fotoja e çiftit që humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Lezhë–Shkodër.
Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Gocaj, ku u përplasën dy automjete.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një grua dhe një fëmijë që udhëtonin në mjetin tjetër mbetën të plagosur.
Dy viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka, Elona Florini dhe Petrit Florini, ky i fundit efektiv policie.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit./Versus.al


