AKTUALITET /

Dhimbje dhe lot në Tepelenë: Sot përcillen për në banesën e fundit tre të rinjtë

Tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin Gjirokastër–Tepelenë do të përcillen sot për në banesën e fundit. Ceremonitë mortore do të zhvillohen në qytete të ndryshme, ndërsa familjarë, miq dhe të afërm i japin lamtumirën mes dhimbjes së madhe.

Shkruar nga Versus

Dhimbje dhe lot në Tepelenë: Sot përcillen për në

Sot do t’u jepet lamtumira e fundit tre të rinjve që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në orët e para të 1 janarit 2026, në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e njohur si “Bypass”.

Martin Dulaj, 25 vjeç, do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin Veliqot, në orën 11:00.

Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, do të varroset në varrezat e qytetit Majkosh, po në orën 11:00.

Ndërsa Klejdi Myftari, 24 vjeç, do të prehet në varrezat e qytetit Majosh, në orën 12:00.

Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 03:18 të mëngjesit të 1 janarit, kur automjeti që drejtohej nga Martin Dulaj, banues në Tepelenë, u përplas me mjetin që drejtohej nga Klejdi Myftari, gjithashtu banues në Tepelenë. Si pasojë e përplasjes humbën jetën të dy drejtuesit e mjeteve, si edhe pasagjeri Anxhelo Ruçi.

Në aksident mbeti e plagosur rëndë edhe Arsida Demiri, 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Sa i përket viktimave, mësohet se Klejdi Myftari punonte si instrumentist muzikor. Anxhelo Ruçi ishte djali i shefit të Komisariatit të Policisë Tepelenë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Martin Dulaj po udhëtonte në automjet së bashku me të fejuarën e tij, Arsida Demiri, e cila mbeti e plagosur rëndë nga aksidenti./ Versus.al

Poll