Pas incientit të paprecent në Big Brother Vip, ku një banor shtrin për tokë me shpullë një banor tjetër, sië ishte rasti mes Jozit e Gjestit, analizohet pamje pas pamje çdo gjë që ndodhi brenda shtëpisë më të famshme në vend. Por në mesin e situatës së tensionuar dhe tronditëse, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku ishte mosreagimi i Rozana Radit, finalistja e parë e këtij edicioni të BBVA.
Krejt ndryshe nga Gerta, e cila ishte më pranë dy djemve dhe reagoi direkt, apo Egli që menjëherë kërkoi ndërhyrje nga produksioni pas momentit kur Jozi goditi me shuplakë Gjestin, Rozana qëndroi krejtësisht e qetë, si "spektatore" e këtij akti shëmtie.
Ky reagim “i ftohtë” i artistes ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta nga shikuesit. Ka mes komentuesve që e shikojnë si reagim të kontrolluar dhe të matur qëndrimin e saj për të mos i hedhur "benzinë zjarrit" apo për të mos u bërë palë në një sherr që nuk ishte i saj, por ama shumë të tjerë u shprehën të habitur se si dikush mund të qëndrojë aq indiferent në një moment dhunimi ku ajo ishte dëshmitare e "dorës ë parë".
Jozi I gjuan gjestit #bbvipal #bbvipal4 pic.twitter.com/fmmmhqcNW3
— albaniainsider (@albaniainsider) April 12, 2025
Me siguri do ta japë vetë Rozana një sqarim kur të përballet me komentet dhe reagimet që ka shkaktuar mos reagimi i saj.








