Pas incidentit të bujshëm dhe të paprecedentë që ndodhi gjatë natës gjysmëfinale të Big Brother VIP Albania 4, ku Jozi ushtroi dhunë fizike ndaj Gjestit, ky i fundit është parë mëngjesin e sotëm me shenja të dukshme në fytyrë.
Pamjet e publikuara në Internet tregojnë një Gjesti me sy të ënjtur, gjurmë goditjeje dhe skuqje të theksuar në një pjesë të fytyrës - pasojë direkte e sulmit që ndodhi përpara kamerave dhe një audience të tërë.
Gjendja shëndetësore e Gjestit raportohet si e qëndrueshme, por shqetësimi publik
për sigurinë fizike të banorëve brenda shtëpisë ka marrë përmasa të mëdha.








