Lydia Mugabe, një gjyqtare nga Uganda, e cila gjithashtu me tw njwjtwn detyrw edhe në Kombet e Bashkuara, u shpall fajtore sot nga një gjykatë britanike për "skllavërinë moderne" pasi detyroi një grua të re të punonte pa pagesë në shtëpinë e saj në Angli.
Gjyqtarja 49-vjeçare antare në Gjykatën e Lartë të Ugandës dhe në OKB "përfitoi nga prestigji i saj" dhe e detyroi viktimën e saj të punonte në shtëpinë e saj, si pastruese dhe dado për fëmijët e saj, pa e paguar atë, tha prokurorja në gjyqin e saj në Oksford. Ajo u shpall fajtore për lehtësimin e kryerjes së një shkeljeje të ligjit britanik të imigracionit, skllavërisë moderne dhe frikësimit të dëshmitarëve. Dënimi i saj do të shpallet më 2 maj.
Në shkurt 2023, policia britanike mori një informacion se një grua po "mbahej si skllave" nga Lydia Mugabe në shtëpinë e saj pranë Oksfordit. Policia zbuloi se në bazë të vizës që i ishte dhënë, gruaja duhej të punonte për një diplomate në ambasadën e Ugandës në Londër. Lydia Mugabe nuk mund të aplikonte për vizë për të renë, pasi ajo ishte në Britani për të studiuar, duke bërë doktoraturën në Universitetin e Oksfordit.
"Ajo pagoi biletën e avionit të viktimës, shkoi ta merrte në aeroport dhe më pas viktima u bë skllave e saj," shpjegoi policia.
"Lydia Mugabe përdori pozicionin e saj si dhe njohuritë e saj ligjore për të siguruar që viktima do të bëhej ndihma e saj shtëpiake, pa u paguar." Për t'i shpëtuar drejtësisë kur u zbulua, ajo vazhdimisht pretendoi se kishte imunitet diplomatik, sepse ishte gjyqtare në Gjykatën e Lartë të Ugandës dhe Kombet e Bashkuara.
A mendoni se zgjedhjet e 11 majit demostruan vullnetin e popullit?
-
Po
-
Jo
-
Nuk e di







