Dje biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani i cili strehoi në hotelin më luksoz të Nju Jorkut divën shqiptare të muzikës Parashqevi Simaku e cila u gjet e pastrehë, hapi edhe një gofund për të mbledhur para për të.
Shifra që synohet të mblidhet nëpërmjet këtij Gofundme, është caktuar 1 milionë dollarë, ndërsa brenda pak orësh që është hapur deri më tani janë mbledhur më shumë se 32 mijë dollarë.
452 persona kanë dhënë donacione me shuma të ndryshme që shkojnë nga 10 euro deri në mbi 1 mijë euro.
Kjo llogari u hap me qëllim mbledhjen e një shume për t’i ofruar një jetesë dinjitoze divës së muzikës shqiptare e cila prej kohësh kishte humbur kontaktet me familjen dhe kishte përfunduar në rrugë si e pastrehë. Këtu linku i Gofundme! Versus.al








