Janë të bukura yje, pjesa më e madhe e tyre "bisha" robëruese, modele me forma mbresëlënëse... Janë gratë e të dashurat e djemve më të lakmuar të momentit: futbollistëve të Kombëtares.
Berat Gjimshiti dhe Alisa Menkovic
Pak e dinë në fakt që kapiteni Gjimshiti ka një histori të gjatë dashurie. Madje, ai është edhe babai i një djali.
Partnerja e tij është Alisa Menkovic, një shtetase serbe, që përherë e shohim në krah të futbollistit, ndonëse ka zgjedhur që të ruajë një profil të ulët në publik.
Alina dhe Berati janë padyshim një ndër çiftet më jetëgjatë në radhën e futbollistëve, duke na treguar se dashuria e vërtet ekziston.
Elseid Hysaj dhe Fiorenza Lestakaj
Të gjithë e kujtojmë dasmën e para disa viteve më parë të Elseid Hysajt dhe Fiorenza Lestakajt. Ylli i Kombëtares dhe misi kurorëzuan dashurinë e tyre në kala dhe që atëherë, çifti po jeton këtë histori mes Shqipërisë dhe Italisë.
Hysaj dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër për herë të parë në vitin 2016 me djalin Elis, në 2021 lindi vajza Gloria dhe në 2023 Teo, fëmija i tretë.
Në rrjetet e tyre sociale çifti poston shpesh foto nga familja e tyre, duke na lënë të gjithëve një shije të mirë.
Jasir Asani dhe Giota
Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani, pak kohë më parë zbuloi se ishte i dashuruar. Partnerja e Jasirit është një shqiptare e Maqedonisë së Veriut pak vite më e vogël se futbollisti.
“Dikur kam pasur një ‘Instagram’ publik dhe Jasiri më ndiqte aty. Nuk e dija deri sa një ditë ai vendosi të më shkruante, edhe pse dëshira ime nuk ishte për t’iu përgjigjur. Mirëpo ai nuk hoqi dorë, edhe pse unë mendoja shpesh të mos t’i ktheja më përgjigje”, – zbuloi Giota në një intervistë ditët e fundit. Dyshja duket më e dashuruar se kurrë në krah të njëri-tjetrit.
Armando Broja dhe Jade Wills
Prej gati 1 viti çifti është në një lidhje dashurie që tashmë është formalizuar. Blogerja angleze i ka fituar zemrën yllit të Kombëtares sonë dhe të dy po shijojnë një histori dashurie në Londër.
Arlind Ajeti dhe Pranvera
Arlind Ajeti bën pjesë tek ato futbollistë, që është martuar në moshë të vogël. Së bashku me bashkëshorten e tij, tashmë ata kanë familjen e tyre dhe shpesh e publikojnë në rrjetet sociale edhe vogëlushin e tyre.
Ajeti dhe bashkëshortja e tij janë ndër çiftet më simpatike. Në çdo ndeshje, partnerja e tij përpiqet ta shoqërojë në stadium për ta mbështetur nga afër.
Myrto Uzuni dhe Uarda
Partnerja e Uzunit prej pak kohësh është vajza e quajtur Uarda. Dy të rinjtë duket se po kalojnë një romancë larg syve të publikut, por mediave nuk i ka shpëtuar edhe kjo lidhje.
Uzuni gjithashtu bëri një hap të rëndësishëm edhe në jetën romantike, duke i propozuar për martesë partneres së tij, Uarda Hyseni, në mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike.
“Uarda do të martohesh me mua?”, – ishte fraza, e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes.








