MAGAZINË /

Grupi i Shqipërisë, Letonia dështon në shtëpi, vetëm barazim ndaj Andorrës

Shkruar nga Versus

Grupi i Shqipërisë, Letonia dështon në shtëpi,

Letonia dhe Andorrra, dy skuadrat e tjera të grupit K ku ndodhet edhe kombëtarja shqiptare ndanë pikët e tyre në një barazim me rezultatin 2-2.

Sfida nisi më mirë për miqtë, të cilët shënuan në minutën e 33’ me San Nicolas, por katër minuta nga fundi i pjesës së parë Zelenkovs barazoi.

Në minutën e 55’, Gutkovskis shndërroi në gol një 11-metërsh, duke kaluar përkohësisht në avantazh vendasit, por miqtë reaguan sërish dhe në të 78’, Oliveira barazoi takimin.

Me këtë barazim, Letonia shkon në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Andorra merr pikën e parë në këtë fushatë kualifikuese.

REZULTATI:

LETONI 2-2 ANDORRA

Zelenkovs 41’, Gutkovskis (P) 55’ / San Nicolas 33’, Oliveira 78’. Versus.al

Poll