Kombëtarja e Shqipërisë luan sonte në transfertë ndaj Serbisë, në përballjen e të shtunës në kuadër të kualifikueseve të botërorit.
Për këtë takim që do luhet në Leskovac, kompanitë e basteve kanë vendosur kuotat e tyre sa i takon shanseve të skuadrave për të fituar apo mundësisë që ndeshja të përfundojë në barazim.
Sipas kompanive të basteve kipi serb është favorit për 3 pikët duke qenë se luan në fushën e vetë. Një sukses i mundshëm i të besuarve të Stojkovic kuotohet me 1.7.
Një barazim vlerësohet me koeficient 3.4 ndërsa triumfi i kuqezinjve ka koeficentin 5.75. Versus.al







