MAGAZINË /

Ndeshja në Serbi, federata serbe shton flamurin shqiptar në stadium, 5300 forca sigurie nga Beogradi

Fillimisht flamuri ynë nuk ishte vendosur, pasi pala serbe pretendonte se mund të shkaktonte ndonjë incident.

Shkruar nga Versus

Ndeshja në Serbi, federata serbe shton flamurin shqiptar në stadium,

Kombëtarja Shqiptare luan sot një ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj përballë Serbisë në stadiumin “Dubocica” të Leskovcit ku do të luhet përballja që nis në orën 20:45.

Kuqezinjtë pritet ta nisin ndeshjen me Strakoshën në portë, Hysajn, Ajetin, Gjimshitin dhe Mitajn në Mbrojtje, Laçin, Asllanin dhe Shehun në mesfushë, ndërsa në sulm Broja, Bajrami dhe Manaj. Ndërsa mesfushori Gripshaj, i grumbulluar së fundmi, do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna.

Për shkak se ndeshja luhet në Serbi, skuadra e tyre shihet si favorite në pikat e basteve me koeficient 1.70 për fitoren e saj, 3.40 për barazim dhe 5.75 për fitoren e Shqipërisë.

Masat e sigurisë kanë qenë të rrepta jashtë hotelit ku po qëndron kombëtarja shqiptare, megjithatë nuk kanë munguar as provokimet me flamuj të hartës së Kosovës me ngjyrat e Serbisë të vendosura në hyrje të hotelit.

Ndeshja në Serbi, federata serbe shton flamurin shqiptar në stadium,

Mësohet se për të garantuar sigurinë rreth 5 mijë forca policie kanë ardhur nga Beogradin ë mënyrë që të mos shënohen incidente ndaj lojtarëve shqiptarë njëjtë si në tetor të vitit 2014 kur tifozët hynë në fushë dhe i dhunuan.

Ndërkohë Federata Serbe ka rikthyer flamurin shqiptar në stadiumin “Dubocica” ku do të luhet takimi mes Serbisë dhe Shqipërisë. Një ditë më parë, gjatë stërvitjes së Kombëtares shqiptare në këtë stadium, flamuri kuqezi nuk ishte vendosur. Versus.al

Poll