Çfarë do të gjeni në brendësi
*Futbollistët e Kombëtares Shqiptare mbërritën sot në Nish të Serbisë një ditë para ndeshjes që luhet të shtunën në orën 20:45 për ndeshjen e vlefshme në grupin K të eleminatoreve për Kupën e Botës 2026. *Lojtarët me të zbritur në aeroport u shoqëruan nga qindra forca policie të Serbisë deri në hotelin ku u akomoduan për të dalë më pas në stërvitje rreth orës 16:00. *Trajneri Sylvinho mbajti një konferencë për mediat ku ishte i pranishëm edhe Elseid Hysaj i cili është i vetmi lojtar i mbetur nga skuadra e vitit 2014, në ndeshjen e 14 tetorit ku u dhunuan nga tifozët serbë në stadiumin e Beogradit. *Si Sylvinho ashtu edhe Hysaj e konsideruan këtë një ndeshje vendimtare që do të vulosë se cila prej skuadrave do të luajë në ‘play off’ dhe nënvizuan rëndësinë e fitores me çdo kusht.
I vetmi nga skuadra e 2014-ës, Hysaj: Sapo shkelëm në Serbi, u motivuam edhe më shumë
Elseid Hysaj është i vetmi lojtar i cili ka mbetur në Kombëtare nga skuadra që ishte mbrëmjen e 14 tetorit 2014 në Beograd ku ndodhi edhe dhuna e paprecedentë ndaj futbollistëve tanë.
I pyetur nga mediat ai tha se nuk ka nevojë për motivim pasi sapo lojtarët zbritën në Nish, ishin motivuar dhe e kishin kuptuar sesi duhej të luanin në fushë.
‘’Po e përjetoj emocionalisht, është e njëjta gjë si 11 vite më parë për mua. Kjo është një ndeshje e vështirë dhe bukur për t'u luajtur. Masat e sigurisë? Masat e sigurisë kështu kanë qenë edhe herën e kaluar, besoj që është diçka që e kanë për sigurinë e tyre dhe na karikon ne si Kombëtare për nesër.’’
"93 ndeshje për ju në Kombëtare dhe Botërori?
Për mua është ndër nëse do jem në fushë, që të arrij rekordin e Lorik Canës. Ne kemi objektivin e qartë si ekip, më pas shohim gjërat personale.
Motivimi?
Sa u nisëm nga Tirana, të gjithë futbollistët e kanë parë vetë sepse e kuptojnë këtu sesi është kjo ndeshje.
Mendon se kemi shanse për tri pikë?
Në Tiranë na duhet të fitonim, luajtëm më mirë, por dolëm 0-0. Futbolli është me tre rezultate, të japim 100 përqind në fushë dhe më pas e shohim. Jemi 100 përqind të fokusuar. Këtu kemi ardhur për fitore, të jemi më shumë se 100 përqind në fushë.
A është Shqipëria gati për një fitore këtu?
Të gjithë mendojnë si unë, ne nuk vijmë për barazim apo humbje. Ne kemi një mendje, të gjithë duam fitoren dhe na duhet dita jonë.
Rivalët?
Serbia ka lojtarë të mirë, janë të gjithë me kualitet, por edhe ne kemi cilësitë tona, frymën e grupit dhe do të dimë të përballojmë sulmin e Serbisë", tha Hysaj. Versus.al
Silvinjo optimist për duelin me Serbinë: Kam besim te gjithë lojtarët, do jetë sfidë e bukur

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër me Serbinë në stadiumin e Leskovacit në orën 20:45.
Ndeshja do të luhet për kualifikueset e Botërorit 2026, Grupi K, ndërsa trajneri Silvinjo doli në konferencën për mediat, ku deklaroi:
Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Sot po, absolutisht. Një muaj më parë ishte ndaj Letonisë, nëse nuk fitonim nuk do kishte sens. Nëse fitojmë, do jetë me Andorrën në vazhdim më e rëndësishmja. Është emblematike dhe e bukur. Besoj do jetë e bukur.
Kemi pasur stërvitje të vazhdueshme në Tiranë, duke përdor videot, duke shkuar në fushë dhe duke korrigjuar. Dje kemi zhvilluar stërvitje të nivelit të lartë.
Të gjithë të gatshëm dhe i janë përgjigjur stërvitjes. Nesër duhet të zgjedhim lojtarët që do dalin në fushë. Nuk më shqetëson mungesa e golit, është pika e fundit e futbollit. Sigurisht që ndërtohet për të shkuar te goli. Kam besim te gjithë lojtarët dhe të gjithë mund të përgjigjen atyre që kemi përgatitur gjatë stërvitjeve.
Kuqezinjtë zbresin në Serbi, qindra force policie i shoqërojnë për në hotel para ndeshjes
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur sot në Nish të Serbisë ku lojtarët do të akomodohen në hotel dhe më pas do të nisen në stadiumin “Duboçiça” ku do të zhvillojnë edhe seancën e fundit të stërvitjes para ndeshjes që luhet nesër në orën 20:45.
Mësohet se ndaj tyre nuk pati kontrolle në aeroport ndërsa u shoqëruan nga qindra force policie gjatë rrugës për në hotel.
Në orën 16:30, trajneri Sylvinho do të dalë përpara mediave në konferencë, ndërsa në 17:30 do të zhvillohet dhe seanca e fundit stërvitore. Versus.al
View this post on Instagram







