
Teksa ishte pjesë e panelit të “Trotuar”, aty ku diskutohet rreth ngjarjeve të fundit përsa i përket Big Brother Vip, Xheneta bëri një koment të papritur në lidhje me Eglin.
Me ndryshimin e sjelljes së kësaj të fundit ndaj Gjestit, Xheneta mendon se Egli thjesht po bën që karriera e saj të dështojë.
Ajo gjithashtu shtoi se do t’i pëlqente nëse Egli do të rikthehej si vetvetja dhe jo të imitonte ato sjellje që vetë Xheneta i ka bërë ndaj Gjestit.
'Unë jam pro që ajo të mbaj qëndrim për veten, por nuk jam pro e rikthimit të saj, mendoj se është dështim i karrierës së saj. Edhe nëse ka vendosur të rikthehet unë e kisha pasur qejf të rikthehet si Egli jo të imitoj persona të tjerë. Në shumë situata po më imiton mua sesi e kam luajtur unë lojën time. Dhe momenti kur imiton dikë tjetër nuk ke karakter dhe identitet tënd.’– tha ajo ndër të tjera.
View this post on Instagram








