Atëherë kur dukej se ndeshja e parë po mbyllej me barazim pa gola, Shqipëria shënoi me anë të një aksioni të papritur. Ishte Rei Manaj ai i cili me anë të një goditje brenda zonës kapi në befasi portierin serb duke shënuar golin e epërsisë.
Menjëherë pas kësaj, sulmuesi festoi duke bërë shqiponjën me duar, gjë që i shkaktoi ndëshkim me karton të verdhë për shkak se është simbol që nuk lejohet të bëhet gjatë festimeve.
Tashmë legjinarët shkojnë në pjesën e dytë me shumë vetëbesim dhe në avantazh shumë të rëndësishëm që na çon në vendin e dytë të grupit K të vlefshëm për Botërorin 2026. Versus.al







