MAGAZINË /

Humbja me Italinë, Mitaj: Mund të jetë pak faji im! Kryqëzimi i Hysajt, i padrejtë

Mario Mitaj tha se nuk duhet të kryqëzohet një lojtar që ka dhënë gjithçka për kombëtaren.

Shkruar nga Versus
Humbja me Italinë, Mitaj: Mund të jetë pak faji im!
Mario Mitaj

Mbrojtësi i krahut të majtë në kombëtaren shqiptare, Mario Mitaj ka dalë në një konferencë për mediat para ndeshjes me Kroacinë që do të luhet të mërkurën duke e cilësuar si një finale për kuqezinjtë.

Ai tha se e gjithë vëmendja është e përqendruar në ndeshjen e ardhshme me ballkanasit dhe jo te Spanja. Ndërsa foli edhe për kritikat ndaj Hysajt për golin e dytë të Italisë, tha se nuk duhen kritikuar lojtarët që kanë dhënë gjithçka për skuadrën.

“Mund të jetë edhe pak faji im, të gjithë si skuadër, krosimi nuk duhet të ishte bërë, por duhet ta përmirësojmë në stërvitje. Besoj se po, varet nga tifozët, nëse do të vijnë në stadium. Ne po përgatitemi, kemi analizuar shumë mirë Kroacinë, tani na intereson vetëm Kroacia, shpresoj të marrim rezultat të mirë, më pas shohim edhe Spanjën. E bukur nuk është të kritikosh një lojtar që ka kontribuar shumë me kombëtaren, Hysaj ka dhënë shpirtin për kombëtaren. Nuk është gjë e bukur. Secili bën kritikën e vet”, theksoi Mitaj. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: