MAGAZINË /

I infiltruar me ISIS, arrestohet 18-vjeçari që planifikoi sulmin në koncertet e Taylor Swift

Për sulmin e planifikuar, Ministri i Brendshëm i Austrisë Gerhard Karner, tha se një 18-vjeçar u arrestua ditën e sotme

Shkruar nga M.H
I infiltruar me ISIS, arrestohet 18-vjeçari që planifikoi sulmin
Taylor Swift

Autoritetet austriake kanë arrestuar një të person të tretë, të dyshuar si organizator për një sulm terrorist që do të zhvillohej gjatë koncerteve të Taylor Swift, në Eras Tour.

Për sulmin e planifikuar, Ministri i Brendshëm i Austrisë Gerhard Karner, tha se një 18-vjeçar u arrestua ditën e sotme.

Karner tha se adoleshenti kishte qenë në kontakt me të dyshuarin kryesor 19-vjeçar në këtë rast, i cili u arrestua në fillim të kësaj jave së bashku me një të dyshuar 17-vjeçar.

18-vjeçari “vjen nga mjedisi social” i të dyshuarit kryesor, tha Karner dhe ata akuzohen si të infiltruar me ISIS.

“Ai kishte qenë në kontakt me autorin kryesor, por nuk është i lidhur drejtpërdrejt me planet e sulmit”, tha ministri austriak. “Por, siç u zbulua disa ditë më parë, ai u betua për besnikëri konkretisht ndaj IS më 6 gusht”.

Sëift do të performonte tre koncerte në stadiumin Ernst Happel midis të enjtes, 8 gusht dhe të shtunës, 10 gusht, si pjesë e turneut të saj Eras. Megjithatë, promovuesi i koncerteve Barracuda Music njoftoi të mërkurën se të tre shfaqjet ishin anuluar për shkak të sulmit të planifikuar.

“Shfaqjet e Taylor Swift The Eras Tour në Vjenë u anuluan për shkak të konfirmimit të zyrtarëve qeveritarë për një sulm të planifikuar terrorist,” ndau Barracuda Music në një deklaratë përmes Instagram.

“Me konfirmimin e zyrtarëve qeveritarë për një sulm të planifikuar terrorist në stadiumin Ernst Happel, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të anulojmë tre shfaqjet e planifikuara për sigurinë e të gjithëve.”/ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: