Filmat që përfshijnë inteligjencën artificiale tani mund të konkurrojnë për çmimet më të larta në Oscar, sipas udhëzimeve të reja nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Të shpallura të hënën, rregullat e përditësuara sqarojnë se përdorimi i inteligjencës artificiale apo mjeteve të tjera digjitale “nuk do të përmirësojë dhe as do të ulë” mundësinë e një filmi për të marrë një nominim, duke sjellë një risi në botën e kinematografisë.
Inteligjenca artificiale gjenerative — e aftë të krijojë tekst, imazhe, audio dhe video nga komanda të thjeshta — është përdorur po ashtu në krijimin e disa filmave që u vlerësuan në çmimet kryesore të industrisë në mars.
View this post on Instagram
Megjithatë, Akademia theksoi se kontributi njerëzor do të vazhdojë të jetë një faktor kyç në përcaktimin e fituesve. Nëse këtë në vijjim do të ketë një fitues nga projekti i krijuar me Inteligjencën Artificiale ngelet për t'u parë. /Versus.al/








