Ish-banori i Big Brother Vip, G-Bani ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit ‘ëake-up’.
Reperi ka folur për eksperiencën e tij brenda Big Brother Vip, duke prekur dhe për simpatinë e tij për banoren e kësaj shtëpie, Danja Kokën.
Ai është shprehur se ishte i dashuruar kokë e këmbë me të por që shumë më shpejt nuk kishte më ndjenja për Danjën.
Gjitashtu ka treguar se i dashurin e Danjës, ka folur me familjarët e tij që sipas tij ishte një komunikim njerëoz dhe korrekt.
''Do më merrte malli për Danjën. Isha i dashuruar kokë e këmbë me të. Tani nuk jam më. Reflektoj dhe shikoj shumë shpejt se çfarë po ndodh. Jam i dashuruar me të qenit në dashuri. Më inspironte, ishte muza ime, e ushqeja unë këtë gjë. Dola nga dashuria shumë shpejt.
Nuk kam pasur komunikim me Redin. Ai ka kontaktuar familjarë të mitë dhe ka kërkuar që të mbarojë kjo gjë. Ka qenë komunikim njerëzor, korrekt. Të ishte ndryshe, do ishte marrë vesh.'' është shprehur G-Bani. /Versus.al








