Ish-mbrojtësi i Juventusit, Gianluca Frabotta, zbulon se Cristiano Ronaldo një herë "nuhati dhe përtypte" barin për të shprehur frustrimin ndaj udhëzimeve të Maurizio Sarrit.
Frabotta, i cili ishte pjesë e atij ekipi në sezonin 2019-20, tregoi sesi legjenda portugeze Ronaldo tregoi hezitimin për të ndjekur këshillat taktike të Sarrit gjatë periudhës së shkurtër të këtij të fundit në 'Allianz Stadium'.
"Ronaldo ishte një shembull i përditshëm. Një nga gjestet e tij më ka mbetur në mendje. Gjatë një ushtrimi taktik, Sarri po i tregonte lëvizjet që duhej të bënte në goditjet standard”.
“Ronaldo ishte pak i irrituar. Ai nuk kishte nevojë për udhëzime; ishte ndryshe. Ai ndjente brenda vetes se ku do të shkonte topi. Për ta bërë trajnerin të kuptonte, shkuli pak bar, e nuhati dhe e përtypi.
Frabotta tha se Ronaldo madje e shpjegoi gjestin e tij.
"'Më pëlqen të kuptoj fushën dhe ku shkon topi”, ka thënë portugezi.
Ronaldo kaloi tre sezone te Juventusi, duke shënuar 101 gola në 134 paraqitje.
Ironikisht, megjithatë, sezoni i tij më produktiv në Itali ishte nën drejtimin e Sarrit, ku shënoi 37 gola në 46 ndeshje.







