MAGAZINË /

"Jashtëqitje kudo, frigorifer bosh, ushqime të skaduara" Trondit vajza e Tom Hanks me kujtimet nga fëmijëria

"Vajza e Tom Hanks shkruan për një fëmijëri të dhunshme, gjatë së cilës zbuloi detaje 'më të errëta dhe më të dhunshme nga sa kishte imagjinuar'. E.A. Hanks u rrit me nënën e saj, e cila vuante nga sëmundje mendore dhe varësi (ndaj substancave)

Shkruar nga Versus

"Jashtëqitje kudo, frigorifer bosh, ushqime të skaduara"

Detaje tronditëse nga fëmijëria e saj zbulon vajza e vetme e Tom Hanks, Elizabeth Anne Hanks (E.A. Hanks), në librin e saj autobiografik me titull “The 10: A Memoir of Family and the Open Road”. Sot 42 vjeçe, ajo tregon se është rritur me nënën e saj, Susan Dillingham (e njohur me emrin artistik Samantha Lewes), pas ndarjes së kësaj të fundit me aktorin. Susan vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe alkoolizëm – dhe megjithëse vajza dyshon se ishte bipolare, ajo nuk u diagnostikua kurrë.

Teksa rikthehet në kujtimet e fëmijërisë dhe shfleton ditarët e nënës, E.A. zbulon një realitet shumë më të errët dhe të dhunshëm nga sa mund të kishte imagjinuar.

"Jashtëqitje kudo, frigorifer bosh, ushqime të skaduara"

Tom Hanks dhe Susan Dillingham u ndanë në vitin 1987. Nga martesa e tyre lindën dy fëmijë: Elizabeth dhe Colin Hanks. Elizabeth kujton vetëm dy raste kur prindërit e saj qenë të dy të pranishëm: në ceremoninë e diplomimit të saj dhe të vëllait nga gjimnazi.

“Babai im mbante plagët e fëmijërisë së vet – një fëmijëri e trazuar mes divorceve dhe jetës me familje të ndryshme birësuese e vëllezër të tjerë. Dashuria e prindërve të mi ishte dashuria e dy fëmijëve të lënduar që përpiqeshin të hapnin një pus së bashku,” rrëfen ajo për revistën People.

Nëna e saj ndërroi jetë në vitin 2022, në moshën 49-vjeçare, nga kanceri në mushkëri.

Elizabeth kujton se gjatë javës jetonte me të, ndërsa fundjavat dhe verërat i kalonte me të atin dhe njerkën e saj, Rita Wilson. Kur hyri në adoleshencë, kujdestaria kaloi përfundimisht tek Tom Hanks.

"Jashtëqitje kudo, frigorifer bosh, ushqime të skaduara"

Nga ajo periudhë kujton një oborr të mbushur me jashtëqitje qenësh – aq shumë, sa ishte e pamundur të ecje. Shtëpia kishte një erë të rëndë tymi, frigoriferi zakonisht ishte bosh ose i mbushur me ushqime të prishura, dhe nëna e saj kalonte gjithnjë e më shumë kohë në shtrat duke lexuar Biblën. Një natë, kur dhuna emocionale u kthye në dhunë fizike, Elizabeth u largua menjëherë dhe u shpërngul në Los Anxhelos, në mes të vitit shkollor.

Ajo rrëfen se për një kohë të gjatë nuk guxonte t’i tregonte të atit për gjendjen në të cilën jetonte, sepse ndjente një detyrë të brendshme për të mbrojtur nënën e saj dhe sekretet e saj. Megjithatë, Tom Hanks e mbështeti në shkrimin e librit dhe në vendimin e saj për të ndarë të vërtetën. “Jam po aq edhe vajza e tij,” shkruan ajo, “sepse ai më mësoi të them të vërtetën dhe të vazhdoj përpara.”

"Jashtëqitje kudo, frigorifer bosh, ushqime të skaduara"

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: