POLITIKË /

Mandati që po mban peng koalicionin, Shabani-Lapajt: Me ç’të drejtë kërkon dorëheqje, kur ti nuk e bëre?

Shkruar nga Versus
Mandati që po mban peng koalicionin, Shabani-Lapajt: Me
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj

Kreu i partisë “Nisma Thurje” Endri Shabani ka reaguar pas konferencës së Adriatik Lapajt për mediat ku theksohej se dorëheqja e tij nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor të bërë.

Lapaj e ftoi që së bashku me të, të japin dorëheqje në mënyrë që mandati në Tiranë t’i kalojë më të votuarës së listës së hapur Greta Ambeli. Në reagimin e bërë në facebook, Shabani shkruan se ashtu siç dorëheqja e Lapajt nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes, edhe dorëheqja e dajës së tij Zeqir Kordhoni nuk është e detyrueshme.

Sipas Shabanit, Lapaj nuk mund të kërkojë nga të tjerët të mbajnë fjalën për t’u dorëhequr ndërkohë që vetë ai si kryear i koalicionit nuk e mban fjalën.

Reagimi i plotë i Shabanit:

Sqarim publik

SHB pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë. Atëherë pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut?

Apo funksionon parimi: “bëj si të them unë, jo si bëj unë”? Për ata që janë të interesuar, më poshtë gjeni marrëveshjen e nënshkruar. Aty nuk thuhet askund që kandidatët e listës së fiksuar janë të detyruar të japin dorëheqjen. As për Zeqirin, as për ndonjë tjetër.

Por është fakt që 46 kandidatë të listës së fiksuar dhanë fjalën e tyre që do të dorëhiqeshin për t’u hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur.

Një zotim moral, jo ligjor. Një fjalë e dhënë - si ajo e Adriatikut. Dhe në këtë vend, fjala ka qenë gjithmonë më shumë se një firmë në letër. Ka qenë besa! Prandaj Zeqiri dhe Kleana duhet të mbajnë fjalën për të dhënë dorëheqjen.  Por nëse kryetari nuk mban fjalën i pari, me ç’të drejtë kërkon nga të tjerët që ta mbajnë të tyren? Versus.al

Poll