POLITIKË /

Lapaj jep dorëheqjen nga mandati, i bën thirrje Shabanit: Le të kalojë mandati te Greta Ambeli!

Lapaj theksoi se me këtë veprim po respekton angazhimin e marrë para zgjedhjeve, që mandati t’i kalojë kandidates së parë në listë – një gruaje.

Shkruar nga Versus
Lapaj jep dorëheqjen nga mandati, i bën thirrje Shabanit: Le të
Adriatik Lapaj në konferencë shtypi

Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes "Shqipëria Bëhet", ka shpallur dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin pretendon se e fitoi përmes listës së hapur.

Ai i ka bërë thirrje edhe aleatit të tij në koalicion, Endri Shabanit të Nismës Thurje, që të ndjekë të njëjtin shembull.

Lapaj theksoi se me këtë veprim po respekton angazhimin e marrë para zgjedhjeve, që mandati t’i kalojë kandidates së parë në listë – një gruaje.

Ai akuzoi publikisht Shabanin se po mban peng mandatin e marrë nga koalicioni në zgjedhjet e 11 majit dhe se po shkel parimet për të cilat ata garuan. Sipas Lapajt, pas zgjedhjeve është bërë një “lojë e qëllimshme” për të penguar hyrjen e tij në Kuvend.

"Marrëveshja nuk po zbatohet, më vjen keq, fjalët e dhëna nuk po mbahen. Ftoj zotin Shabani që të vij vetë dhe të mbajë fjalën për të kërkuar që mandati të shkojë te më i votuari i koalicionit. Ai kërkon që të marrë mandatin e deputetit që i takon më të votuarës së Shqipëria Bëhet.

Sitemi aktual na i mohoi 6 mandate me sistem të padrejtë.

Unë e mbaj fjalën dhe do e mbajë, por në ishim në koalicion dhe së pari mandati duhet të vij te unë më parë dhe zoti Shabani nuk pranon, që ky mandat të shkojë më pas tek zonja.

Koalicioni ka qenë bashkim për zgjedhje, ruan individualitetin juridik dhe politik. Ai nuk është më i votuari. Nisma thurrje mori mbi 4 mijë vota dhe Shabani mori mbi 2400 vota. Pra votat i mori koalicioni, mandati është marrë me votat e mbështetësve të Shqipëria bëhet.

Kjo është betejë për të mbajtur fjalën e dhënë e jo për një mandat.

Ne nuk kërkuam votën për t’u bërë pjesë e të vjetrës, por për t’i dhënë fund pazareve me lista të mbyllura dhe për të garuar në listat e hapura.

Zoti Shabani, eja të japim dorëheqjen dhe mandati të kalojë te zonja Ambeli. Qëndrimi egoist i zotit Shabani". u shpreh Lapaj. /Versus.al

Poll