MAGAZINË /

Jo vetëm Enrique – Edhe ndihmësi i tij te PSG përjetoi humbje të rëndë para finales së madhe

Vetëm gjashtë muaj më parë ai humbi bashkëshorten e tij, Raquel, pas një sëmundjeje të rëndë. Lotët e tij nuk ishin vetëm për fitoren, por edhe për dhimbjen që ende mbante me vete.

Shkruar nga Versus

Jo vetëm Enrique – Edhe ndihmësi i tij te PSG përjetoi

Me një paraqitje madhështore në Mynih, Paris Saint-Germain shkroi historinë duke mposhtur Interin 5-0 dhe duke fituar për herë të parë Ligën e Kampionëve.

Golat e realizuar nga Achraf Hakimi, Desiree Douet (2), Hvitsa Kvaratshelia dhe Seni Mayoulu vulosën një mbrëmje të paharrueshme për klubin francez. Por përtej euforisë së suksesit, mbrëmja ishte e mbushur me emocione të thella personale.

Trajneri Luis Enrique ia dedikoi këtë fitore vajzës së tij të ndjerë, Xana, e cila humbi jetën në vitin 2019 në moshën 9-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Me fishkëllimën e fundit, Enrique u gjunjëzua në fushën e Allianz Arenës, i veshur me një bluzë që mbante logon e Fundación Xana – një moment i heshtur, por jashtëzakonisht i fuqishëm dhe personal.

Në krah të tij, ndihmësi Raphael Paul, i cili e ka shoqëruar Enriquen prej kohës te Barcelona, jetoi gjithashtu një shpërthim emocional.

Vetëm gjashtë muaj më parë ai humbi bashkëshorten e tij, Raquel, pas një sëmundjeje të rëndë. Lotët e tij nuk ishin vetëm për fitoren, por edhe për dhimbjen që ende mbante me vete.

Kështu, triumfi i PSG-së nuk ishte thjesht një sukses futbollistik, por një kujtesë se pas çdo trofeu të ndritur, shpeshherë fshihen histori njerëzore, humbje të mëdha dhe emocione që nuk maten me gola./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TNT Sports Football (@tntsportsfootball)

 

Poll