Gjesti, fituesi i Big Brother VIP Albania 4, i cili rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh në natën finale të 19 prillit, ka bërë mbrëmjen e sotme daljen e tij të parë publike pas mbylljes së spektaklit.
Ai ishte i ftuar special në emisionin “Portokalli”, ku u përball me një pyetje provokuese nga aktori Visjan Ukcenaj, në rolin e “Minionit”
“Bëre gjë me Eglin tani që dole?”, e pyeti Visjani, ndërsa Gjesti u përgjigj duke thënë: “U kry!”
Reagimi e tij u prit me të qeshura në sallë, ndërsa konfirmoi publikisht intimitetin me Eglin.








