MAGAZINË /

"Violina e Shpresës" / Zbulohet pas 80 vitesh mesazhi i fshehtë i shkruar në kampin e përqendrimit

Kjo violinë, e ndërtuar në vitin 1941 nga mjeshtri i instrumenteve Franciszek "Franz" Kempa, ndërsa ishte i burgosur në Dachau, në Gjermaninë jugore, qëndroi për vite me radhë pa e ditur askush origjinën e saj. Vetëm kur një grup tregtarësh arti në Hungari e dërguan për restaurim — pasi e kishin ruajtur së bashku me disa mobilie të blera — historia e saj e jashtëzakonshme doli në pah.

Shkruar nga Versus

"Violina e Shpresës" / Zbulohet pas 80 vitesh mesazhi i

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, brenda mureve të kampit nazist të përqendrimit në Dachau, një i burgosur hebre fshehurazi shkroi një mesazh të shkurtër dhe e fshehu brenda një violine që kishte ndërtuar në kushte tejet të vështira — një dëshmi e heshtur për të ardhmen, e cila mbeti e pazbuluar për më shumë se tetë dekada.

“Instrument prove, ndërtuar në kushte të vështira, pa mjete dhe pa materiale,” thuhej në shënimin e zverdhur. “Dachau. viti 1941, Franciszek Kempa.”

"Violina e Shpresës" / Zbulohet pas 80 vitesh mesazhi i

Kjo violinë, e ndërtuar në vitin 1941 nga mjeshtri i instrumenteve Franciszek "Franz" Kempa, ndërsa ishte i burgosur në Dachau, në Gjermaninë jugore, qëndroi për vite me radhë pa e ditur askush origjinën e saj. Vetëm kur një grup tregtarësh arti në Hungari e dërguan për restaurim — pasi e kishin ruajtur së bashku me disa mobilie të blera — historia e saj e jashtëzakonshme doli në pah.

Megjithëse kishte përmasa dhe strukturë të një vegle të punuar mjeshtërisht, restauruesi mbeti i habitur nga cilësia e dobët e drurit dhe mjetet e papërshtatshme që ishin përdorur për ndërtimin e saj — një kontrast i qartë me nivelin e lartë të punimit.

“Nëse shikon përmasat dhe strukturën e saj, është qartë një violinë mjeshtërore, e ndërtuar nga një profesionist,” tha Szandra Katona, një nga tregtaret e artit që ndihmoi në zbulimin e origjinës së violinës. “Por zgjedhja e drurit ishte krejtësisht e pakuptueshme.”

"Violina e Shpresës" / Zbulohet pas 80 vitesh mesazhi i

I shtyrë nga kjo kontradiktë, mjeshtri që po e restauronte vendosi ta çmontonte violinën — duke zbuluar mesazhin e fshehur të Kempës, që shpjegonte, ndoshta edhe kërkonte falje, për cilësinë e pamjaftueshme të instrumentit që kishte ndërtuar me aq përkushtim, në kushte çnjerëzore.

"Violina e Shpresës" / Zbulohet pas 80 vitesh mesazhi i

Kampi i Dachaut, i vendosur afër Mynihut, ishte kampi i parë i përqendrimit i ngritur nga nazistët në mars të vitit 1933. Fillimisht strehoi të burgosur politikë, por më vonë u kthye në model për kampet e tjera, duke mbajtur hebrenj, romë, priftërinj, homoseksualë dhe të tjerë të përndjekur nga regjimi nazist. Kampi funksionoi deri në çlirimin e tij nga trupat amerikane më 29 prill 1945. Besohet se mbi 40,000 njerëz humbën jetën aty nga uria, sëmundjet, ekzekutimet apo trajtimi çnjerëzor.

"Violina e Shpresës" / Zbulohet pas 80 vitesh mesazhi i

Është e dokumentuar se instrumente muzikore kanë ekzistuar në kampet e përqendrimit në Europën Qendrore dhe Lindore gjatë luftës. Për qëllime propagandistike, nazistët shpesh lejonin, madje inkurajonin, formimin e grupeve muzikore për të dhënë një pamje të rreme të jetës në kamp.

Por violina e Kempës, tashmë e quajtur “Violina e Shpresës”, është e vetmja e njohur që është ndërtuar brenda kampit të Dachaut.

Nuk dihet se si violina u largua nga kampi dhe përfundoi në Hungari. Megjithatë, dokumentet nga muzeu i memorialit të Dachaut tregojnë se Kempa e mbijetoi luftën dhe u kthye në Poloni, ku vazhdoi të ndërtonte instrumente deri në vdekjen e tij në vitin 1953.

Sipas këtyre dokumenteve, nazistët e kishin të regjistruar Kempën si mjeshtër të instrumenteve — një fakt që, sipas tregtarit të artit Tamás Tálosi, mund ta ketë shpëtuar nga fati tragjik i miliona të tjerëve.

“E quajtëm ‘Violina e Shpresës’ sepse, kur njeriu gjendet në një situatë të vështirë, fakti që ka një detyrë ose një sfidë përpara e ndihmon të kalojë shumë gjëra,” tha Tálosi. “Nuk përqendrohesh te problemi, por te detyra. Dhe besoj se kjo e ndihmoi krijuesin e kësaj violinë të mbijetojë në kampin e përqendrimit.”- tha ai. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: