Liam Payne, anëtar i grupit “One direction”, humbi jetën tragjikisht muajin e kaluar në moshën 32-vjeçare, duke rënë nga tarraca e një hoteli në Argjentinë por anëtarët e grupit të famshëm tashmë kanë frikë për një tjetër këngëtar.
Sipas medias 'RadarOnline', një tjetër anëtar i tyre ka probleme të rënda me shëndetin mendor dhe bëhet fjalë për Zayn Malik.
Nisur nga kjo anëtarët e grupit kanë vendosur të krijojnë një grup të përbashkët në whatsapp në mënyrë që të mund të mbështesin njëri-tjetrin.
'Malik ka vite që po lufton me shëndetin e tij mendor dhe ai rrallë del jashtë nëse nuk ndihet shumë mirë”, ka zbuluar një burim anonim për median online.
Ndërsa familja e Zayn jeton në Bradford të Skocisë dhe vajza e tij Kai me nënën e saj, modelen Gigi Hadid, në Amerikë, këngëtari ndihet shumë i vetmuar.
Për këtë arsye, anëtarët e tjerë të “One direction” përpiqen të jenë pranë tij në këto momente të vështira dhe t’i ofrojnë mbështetje të përditshme.
“Të gjithë kanë rënë dakord që kanë kontakte më të rregullta me njëri-tjetrin tani, me Zayn që është prioriteti kryesor”, shtoi burimi.
Kujtojmë se Zayn u largua nga grupi në vitin 2015 dhe së fundmi hoqi dorë nga turneu i planifikuar duke e shtyrë për më vonë. /Versus.al








